Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, që nënkupton po kështu ditën e fundit që besimtarët myslimanë agjërojnë për këtë vit.
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët, duke e shoqëruar me pamjet e Iftarit të mbrëmshëm.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe duke i falenderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar