Intervistë e hapur me ish-agjentin e Marco Verrattit, Donato Di Campli, në ‘TV Play’.
Prokuratori ka rrëfyer aspekte të ndryshme të karrierës së lojtarit, të paktën deri në atë që ka parë.
“Marcos duhej ta zgjaste kontratën, e cila po i skadonte. Ai mund të shkonte në Barcelonë dhe të kishte një karrierë tjetër. Verratti kishte frikë të përballej me ata njerëz në Paris dhe u nënshtrua. Ai u mbyll në një dhomë nga ish-drejtori i PSG, Antero Henrique.
Presidenti Al-Khelaifi i tha: Lëre agjentin tënd dhe ne do t’ju rinovojmë me çdo gjë që dëshironi. Lojtari u gjend në vështirësi. Edhe tani jemi në të njëjtën situatë me Mbappé. Mos harroni situatën e Rabiot, me nënën e tij që nuk i interesonte që djali të qëndronte në stol”.
Prokuratori shtoi më tej: “Marco dhe unë kishim zgjedhur të shkonim në Barcelonë.
Ndoshta do ta kishim parë edhe në Serie A. Tani ai do të marrë shumë para, por shkon në mes të shkretëtirës me deve. A do të shkojë ai në Arabi? Po, sipas informacioneve të mia do të shkojë atje, po mbyllen detajet e fundit”.
Di Campli zbulon një sfond që lidhet edhe me periudhën para se të transferohej në Paris: “Marco ka qenë gjithmonë një fans i Juventusit, ne kishim një marrëveshje me klubin bardhezi, përpara se të nënshkruanim për PSG.
Pescara donte të përfitonte maksimumin nga transferimi dhe ne duhej të pajtoheshim me këtë nevojë. Kontrata tashmë ishte nënshkruar”.