Herën tjetër kur ti bashkoheni një video thirrjeje, Otter.ai shpreson se mjeti i saj i ri do tu asistojë që gjërat të funksionojnë sa më mirë.
Ditën e Marte kompania prezantoi Otter Meeting Agent. Është pjesë e një suite prej 3 ndihmësish AI dizajnuar për të asistuar përdorues të ndryshëm. I pari, agjenti zanor, mund të planifikojë telefonata dhe përgatisë e-mail-e.
Gjithashtu mund tu përgjigjet pyetjeve bazuar në informacione që gjen në databazën e takimeve të kompanisë suaj.
Dy agjentët e tjerë që kompania po lançon sot mund të ofrojnë trajnime në kohë reale për agjentët e shitjeve gjatë thirrjeve me klientët dhe demonstrimeve të drejtpërdrejta për klientët e mundshëm.
Otter.ai thotë se planifikon të lançojë më shumë agjentë “vertikalë” në të ardhmen. Ato do të dizajnohen për të ndihmuar marketingun, rekrutimin dhe funksione të tjera të punës.
Kompania ka filluar tashmë lançimin e Meeting Agent për të gjithë përdoruesit. Funksionon me Zoom ndërsa mbështetja për Teams dhe Meet do të vijë brenda pak javësh. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al