Agjencioni rus i lajmeve “Regnum” ka dalë me një shkrim kur pretendon të parashikojë se kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i vendos sanksione Federatës Ruse.
Siç thonë ata nga “ekspertët” dhe “burimet” e tyre, Serbia “do të” vendos sanksione në verën e këtij viti.
Për më tepër, agjensioni rus paralajmëron se po përgatitet paketa e parë dhe e dytë e sanksioneve, dhe se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë personalisht urdhëra që të minimizojnë kontaktet me Moskën”, e citon median serbe “Nova”.
Agjensioni rus parafrazon deklarimin e Aleksandar Vuçiq, rreth mundësive të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
“Më lejoni të shtyhem sa më shumë të jetë e mundur. Do ta dijë kur vjen koha e duhur, dhe nuk do të fshehë asgjë nga njerëzit, ashtu siç nuk e fsheh dëshpërimin nga takimi im i fundit (me përfaqësuesit ndërkombëtarë). Ky moment është afruar për kohë të gjatë, dhe kam frik se do të vijë së shpejti, madje edhe muajt nuk mund të numërohen”, citohen fjalët e Vuçiqit me “paralajmërimet” e eskpertëve rusë.
Burimi: GAZETA.MK