Agjencia suedeze e Inteligjencës: Organizata terroriste PKK/YPG financohet në Suedi

 Agjencia e Inteligjencës së Suedisë (SEPO) njoftoi se organizata terroriste PKK/YPG financohet në Suedi, transmeton Anadolu.

Zëvendëskryetarja e Departamentit të anti-terrorizmit të SEPO-s, Susanna Trehörning në një deklaratë për televizionin shtetëror SVT tha se organizata terroriste PKK/YPG siguron financime të konsiderueshme në vendin e saj.

“Nuk do të jap shifër, por mund të them se organizata terroriste PKK/YPG siguron financime të konsiderueshme në vendin tonë”, tha Trehörning.

Ajo tha se punojnë vazhdimisht për të përcaktuar personat që kryejnë në të vërtetë krimet. Trehörning theksoi se javën e kaluar kapën një person i cili mblidhte haraç tek bizneset për organizatën terroriste PKK/YPG.

Kryenegociatori përgjegjës për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Oscar Stenström më 29 janar deklaroi në radion shtetërore SR se “Bandat e krimit të organizuar në Suedi financojnë PKK-në. Ndryshe nga Finlanda, PKK ka më shumë burime financimi në Suedi”.





Story i mëparshëm

Felix tregon dallimin mes Chelseat e Atletico Madridit

Story i radhës

KEDS: Nga erërat e forta u shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

Të fundit nga