Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimet për konflikt interesi në Spitalin e Mitrovicës

September 13, 2022
1 minut lexim

Pasi e shkarkoi Ferdane Myftarin, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, emëroi një ushtrues tjetër detyre në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta. Punët e drejtoreshës në këtë drejtori përkohësisht do t’i kryejë Lutfije Gashi.

Mirëpo, kjo nuk është pozita e vetme që Gashi mban në Spitalin e Mitrovicës. Ajo këtë detyrë do ta ushtrojë njëkohësisht me detyrat e zyrtares së lartë financiare.

Ushtrimi i dy funksioneve udhëheqëse nga ana e Gashit aktivizoi Agjencinë Kundër Korrupsionit, për shkak të dyshimit se kjo paraqet konflikt interesi.
Nga kjo agjenci e kanë konfirmuar për KIKS-in se janë duke e hetuar këtë rast.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është duke e trajtuar këtë rast. Procedura gjatë trajtimit të rasteve të konfliktit të interesit është konfidenciale. Agjencia i bën publike vetëm rezultatet finale pas mbledhjes dhe analizës të informatave dhe dëshmive të nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e kësaj agjencie.

Emërimin e Gashin në një pozitë të dytë brenda Spitalit të Mitrovicës e ka arsyetuar drejtoresha Zhubi, e cila tha se nuk ka pasur person tjetër kompetent për këtë pozitë.

KIKS Kosova ka kontaktuar me Lutfije Gashin, por ajo pasi e kuptoi se po bisedonte me gazetaren e emisionit, e mohoi se ishte ajo dhe më nuk është përgjigjur në telefon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jo vetëm emigracion, edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit, niveli më i lartë që nga viti 2011

Story i radhës

Gjermania triumfon, kualifikohet në gjysmëfinale

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë