Agjencia gjermane: Kompania “Graniti”, storie suksesi në rritjen e eksporteve në sektorin e përpunimit të drurit

February 9, 2022
1 minut lexim

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) e cila punon në Kosovë në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) që nga viti 1999 ka promovuar fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” nga Suhareka si një storie suksese në rritjen e eksporteve në sektorin e përpunimit të drurit.

Në raportin e GIZ thuhet se Graniti Furniture është një prodhues dhe një shitës i mobileve shtëpiake më Seli në Suharekë dhe Prishtinë.

“Me themelimin e saj në vitin 1982 Graniti filloj shitjen e mobileve para se të fillonte prodhimin në vitin 1995. Që nga ajo kohe Graniti është specializuar në prodhimin dhe shitjen e kuzhinave, dhomave të gjumit, divaneve, kolltukëve dhe karrigeve. Me  kalimin e kohës, kompania filloj të eksportoj produktet e saj në Gjermani, Zvicër në vitin 2015” thuhet në raportin e GIZ-it.

Më tutje në raport thuhet se Nga viti 2015 e tutje, kompania arriti te merrte disa certifikata te produktit me te cilat Graniti ishte ne gjendje te rriste vëllimet e eksportit. Veçanërisht qe nga viti 2018, Graniti ka bere përpjekje te konsiderueshme për te përmirësuar cilësinë e produktit te saj, si dhe për ta diversifikuar asortimentin e saj e qe pati një efekt pozitiv ne shitjet e saj si ne Kosove ashtu edhe jashtë vendit. Sot, Kompania e Mobileve Graniti ka një hapësire prodhimi prej 5000 m2 dhe një hapësirë ekspozimi prej 4500 m2.

“Përveç kësaj, Graniti gjithashtu mori pjese ne panaire te ndryshme, te tilla si “IMM Cologne” ne Gjermani si dhe Swissbau ne Bazel, Zvicër. Gjate këtyre panaireve, disa stacione televizive (nder te tjera kanalet televizive gjermane RTL dhe Kabell) sinjalizuan interes për kompaninë dhe zhvilluan intervista me përfaqësuesit. Kjo ishte shume e rëndësishme pasi rriti dukshmërinë e kompanisë ne tregun evropian. Si rezultat i rritjes se dukshmërisë, kompania nënshkroi një kontrate me një klient te ri nga Zvicra. Për me tepër, këto panaire ishin pika fillestare e diskutimeve me një klient te mundshëm nga Suedia i cili është i interesuar te blejë kuzhina për rishitje” thuhet në raportin e GIZ-it.

Image

Raporti i GIZ

GIZ nga viti 1999 ka promovuar shumë kompani e në mes tyre edhe Fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” në Suharekë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ish-kryetarit i bëri magji”, Berisha mesazh Ramës e Bashës: Do përfundoni në koshin e plehrave të historisë

Story i radhës

Maqedonia e Veriut regjistron 34 viktima me COVID-19

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë