agjencia e sigurise kombetare per here te pare shpalli konkurs publik per punesim 67fce51055a32

Agjencia e Sigurisë Kombëtare për herë të parë shpalli konkurs publik për punësim

April 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 prill – Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) për herë të parë që nga themelimi i saj shpalli konkurs publik për punësim, duke e hapur derën për të gjithë qytetarët kompetent dhe të motivuar të cilët duan të jenë pjesë e një institucioni me rëndësi kyçe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shtetit.

Siç njoftuan sot nga ASK, ky përfaqëson hap historik në drejtim të transparencës dhe gjithpërfshirjes, që e konfirmon përcaktimin e Agjencisë që t’i ndjekë standardet më të larta në proceset e burimeve njerëzore dhe tu japë mundësi të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e ekipit profesional kushtuar mbrojtjes së interesave kombëtare.

Konkursi publik i referohet krijimit të marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar për gjithsej tetë persona. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara për vendet konkrete të punës, me çka pritet shkallë e lartë e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe integritetit.

Formulari për aplikim është në dispozicion në ueb-faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – www.anb.gov.mk në pjesën “Transparencë”.

“Me këtë nismë, Agjencia dërgon një porosi të qartë se po hap një kapitull të ri në mënyrën e funksionimit të saj, duke ndërtuar një kulturë institucionale që njeh vlerat e kompetencës, mundësive të barabarta dhe etikës profesionale. Kjo është thirrje për të gjithë qytetarët e kualifikuar që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit që mbron sigurinë e shoqërisë sonë. Gjithashtu, kjo hapje ndaj publikut paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve. Duke vendosur praktika transparente në procesin e punësimit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare po pozicionohet si një institucion modern, profesional dhe i përgjegjshëm, i gatshëm për të përballuar sfidat e sotme të sigurisë me kapacitete dhe staf që pasqyrojnë vlerat dhe potencialin e shoqërisë sonë”, thuhet në kumtesën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari neser do vendosim si do te dalim ne zgjedhje 67fce50cb525f
Story i mëparshëm

Taravari: Nesër do vendosim si do të dalim në zgjedhje!

DARKO KOSTOVSKI 14.04.2025
Story i radhës

Kostovski: Çerdhja e re në Butel 2 është investimi që sjell dinjitet, kujdes dhe shpresë për fëmijët

Të fundit nga

A mundet që Papa i ardhshëm të jetë grua?

Papa i ardhshëm nuk mund të jetë një grua. BBC shkruan në artikull të tij se vetëm burrat e kishës katolike romake që janë pagëzuar mund të merren në konsideratë në përzgjedhjen e Papës.
ShkoLartë