agjencia e menaxhimit emergjent zjarri ne malet e decanit nen kontroll 67cd85eb7d2ab

Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Zjarri në malet e Deçanit, nën kontroll

March 9, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot, sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve.

AME, në një postim në Facebook, njofton se një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.

“Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, MPB, apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112. Ky numër është falas nga të gjithë operatorët e komunikimit elektronik në Kosovë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cikloni shkakton permbytje ne australi 67cd8539c21ba
Story i mëparshëm

Cikloni shkakton përmbytje në Australi

e sulmuan se foli keq per gjestin ish banori i bbva nxjerr armn mos te preki njeri me dore 67cd87179ac53
Story i radhës

E ”sulmuan” se foli keq për Gjestin, ish-banori i BBVA nxjerr arm*n: Mos të preki njeri me dorë…

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë