Agim Çeku: Nuk duhet harruar ndihma e Rexhep Bojës dhe e BIK-ut për UÇK-në

October 20, 2024
min lexim

Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut të madh edhe në luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe kjo është periudhë për të cilën, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tha se nuk duhet të harrohet.

Dita e dytë e konferencës shkencore në nderim të Rexhep Bojës është dëshmi se petku fetar, ishte vetëm njëra anë e medaljes së një intelektuali të përmasave rajonale.

Ish-kryetari i Bashkësisë Islame në kohët më të vështira të vendit tonë, nuk mbeti anash as në luftën çlirimtare, madje e ndihmoi pa asnjë hezitim.

Prandaj nga protagonistët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Boja vlerësohet si dijetar, atdhetar, humanist, burrështetas e prijës i shquar fetar.

“Nuk duhet harruar as ndihmën e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mbështetje logjisitike. Profesor Rexhep Boja dhe BIK e mbështetën luftës për liri në dy mënyra, apo në dy fronte në planin ndërkombëtar duke sensibilizuar për dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullatën civile, po ashtu duke argumentuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe e pastër dhe nuk kishe asnjë lidhje me luftën fetare, siç propagandonin qarqet serbe”, ka tënë Agim Çeku –Ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pavarësimin e BIK-ut dhe themelimin e Fakultetit të Studimeve Islame, i cilësoi si dy ndër momentet që provojnë largpamësinë dhe guximin e Bojës.

Dëshmi e veprimtarisë së pakursyer për çështjen kombëtare, janë raportet e tij me figurat kryesore gjatë viteve 90’, që në histori kanë mbetur si dëshmi, biseda, intervista e shumë fotografi, me njerëz të shumë fushave.

“Me një përfaqësim vëllazëror uruam dy festat e mëdha, Bajramin e Kurbanit dhe festën e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Arif Emini – Ish-Kryeimam në Maqedoninë e Veriut.

“Qëllimet dhe puna e tij e sinqertë e përkushtuar profesionale, vizionare dhe mbi të gjitha atdhetare, u mirëkuptuan menjëherë nga udhëheqja politike e kohës”, ka thënë Ferid Agani – Ish-ministër.

“Në pyetjen e radhës të Adem Demaçit, si zhvillohen marrëdhëniet midis konfesioneve të ndryshme fetare brenda popujve tonë, Dr. Rexhep Boja, përgjigjet. Ne shqiptarët patëm fatin që të kemi tri konfesione fetare, kjo po që shfrytëzohet drejtë është begati e rrallë”, ka thënë Selatin Novosella – Ish i burgosur politik.

Në konferencën shkencore dy-ditore, Dr. Rexhep Boja “Prijës, vizionar dhe burrshtetas i shquar”, kanë marrë pjesë personalitete të shquara, madje edhe të nivelit akademik botëror.

Në shënimin e tre vjetorit dhe konferencës shkencore, në Kosovë enkas ka ardhur edhe akademiku turk Ekmeledin Ihsanoğlu, deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke në Stamboll, dhe ish-kandidat për President të Turqisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në vend 99.142 të regjistruar si të pa punë, Durmishi: Do të marirm masa për uljen e papunësisë

Story i radhës

Trupi i të vdekurit bie në rrugë nga makina, reagon shtëpia e funeralit

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë