​Agim Agushi sfidon me sukses rekordin Guinnes, zhvesh 23 fanella duke zhogluar topin me kokë

December 23, 2022
min lexim

Atleti Agim Agushi ka sfiduar me sukses rekordin Guinnes për zhveshjen e numrit më të madh të fanellave ndërsa zhoglon topin me kokë. Agushi ka zhveshur 23 fanella, duke thyer rekordin e amerikanit Abraham Munoz i cili në vitin 2018 kishte zhveshur 22 sosh.

Për thyerjen e këtij rekordi, Agushi mori mbështetje nga kompania “Al Trade” dhe Komuna e Prishtinës.

Menaxheri i Burimeve Njerëzore dhe i Marketingut në “Al Trade”, Artan Ramaj me këtë rast tha se thyerja e këtij rekordi me 23 fanella të zhveshura nga Agushi po bëhet pikërisht në 23 vjetorin e kësaj kompanie.

Ramaj e shtoi se qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërtojmë një frymë të re në vend, që së bashku të kontribuojmë në të ardhmen dhe për të ardhmen e vendit.

Ramaj: Rekordi me 23 fanella po thyhet në 23 vjetorin e “Al-Trade”

“Ne jemi mbledhur këtu për sfidimin e rekordit Guinnes me Agim Agushin, ku simbolikë e jona është edhe 23-vjetori i kompanisë që festohet sot dhe në të njërën kohë e kemi bërë një lidhje që për 23-vjetorin, 23 fanella për ta thyer rekordin Guinnes”, tha Ramaj.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, deklaroi se me rekordet e njëpasnjëshme që po i thyen Agushi, krenohet jo vetëm Prishtina, por e gjithë Kosova.

Rugova: Me rekordet e Agushit krenohet e gjithë Kosova

“Për Drejtorinë e Sportit në Prishtinë, për të gjithë qytetin, është kënaqësi dhe nder që një sfidim i tillë i z.Agushit ndodh pikërisht në Prishtinë edhe përkrahjen e ka pasur nga Drejtoria e Sportit edhe nga e gjithë Prishtina. Realisht me rekordet e tij krenohet e gjithë Kosova”, theksoi Rugova.

Kurse, shumë i lumtur me thyerjen e këtij rekordi u shpreh vetë protagonisti, Agim Agushi i cili për KosovaPress tha se kishte pak vështirësi në fillim të sfidës, deri në zhveshjen e katër fanellave të para.

Agushi: I lumtur që theva këtë rekord

“Rekordi ka qenë 23 fanella duke i zhveshur me top në kokë që këtë rekord e mbante një sportist nga Amerika, Abraham Munoz me 22 fanella të zhveshura të arritur në vitin 2018. Unë sot arrita, vështirësitë zakonisht janë në 3-4 fanellat e para sepse lirohet pastaj trupi. Sa më pak që janë fanellat, zhoglimi i topit është më i lehtë.”, tha Agushi.

Për t’u njohur zyrtarisht thyerja e këtij rekordi, Agushi duhet të presë konfirmim nga selia e librit të Guinnesit, por ai është i bindur se kjo do të ndodh për shkak se ka respektuar të gjitha rregullat e kërkuara.

Agushi: Rekordi do të certifikohet pa asnjë dyshim

“Po, gjithsesi sepse Ramadan Qarkaj është person i autorizuar zyrtar i cili ka komunikim me Guinnesin. Rregullat i ka marrë prej Guinnesit, gjithçka ka shkuar në rregull për shkak të kritereve… Rekordi do të certifikohet, por nëse paguhet një shumë prej 800 eurove, brenda tre ditësh certifikohet rekordi, nëse nuk paguhet ky këst në selinë e librit të Guinnesit, atëherë prej 6 deri në 12 javë merr certifikimi i këtij rekordi”, theksoi Agushi.

Në fund, Agushi i shpreh shumë i bindur se gjatë vitit 2023 do të thyejë edhe shumë rekorde të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hapet Konsullatë Nderi e Maqedonisë së Veriut në Edirne të Türkiye-s

Story i radhës

Grubi: Rreth 29 mijë studentë do të marrin nga 6.480 denarë në llogaritë e tyre

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë