Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar disa klube të Ligës së Parë të Kosovës, të cilat po përgatiten në Durrës të Shqipërisë.
Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu, Trepça dhe Kika, skuadra që synojnë të janë gati për pjesën e dytë të kampionatit.
“Qëndrova në Durrës për vizita te klubet Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu, Trepça dhe Kika, që po mbyllin fazën përgatitore në bregdetin shqiptar.
Ditë të lodhshme, por vendimtare, pasi në këtë fazë ndërtohet stinori që i pret këto skuadra.
Liga e Parë këtë vit pritet të jetë më e luftuar se kurrë.
Çdo ndeshje do të jetë betejë, e çdo pikë do të ketë peshë të madhe.
Pa favoritë, por që vetëm puna, përkushtimi dhe zemra në fushë do ta bëjnë diferencën.
Respekt për lojtarët, trajnerët dhe stafet e këtyre skuadrave që po japin maksimumin për një stinor sa më cilësor e interesant”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.
Burimi: botasot.info


