Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpreh ngushëllime për Muharrem Nezirin, ish futbollist dhe tifoz i zjarrtë.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Muharrem Neziri, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.
Muharrem Neziri i dha shumë futbollit të kryeqytetit. Ai luajti me sukses në radhët e KF “Besëlidhja”, ku ishte kapiten skuadre deri në përmbyllje të karrierës dhe më pas dha kontributin e tij si anëtar i kryesisë.
‘Ustahi’, nofkë me të cilën njihej Muharremi, pas përfundimit të karrierës si futbollist, ishte njëri nga tifozët më të mëdhenj të Prishtinës, në vitet e 70-ta e 80-ta.
Ai u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive dhe ishte frymëzues i gjeneratave të reja për t’u bërë pjesë e futbollit.
Muharremi do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit për kontributin e tij dhe për dashurinë e flaktë për lojën tonë të përbashkët.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Agim Ademi.