Agim Ademi: Futbollistët e Ballkanit shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme 

July 11, 2023
1 minut lexim

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, në takimin e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions League në futboll. 

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Ballkanin për fitoren e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Urime FC Ballkani!

Kampioni ynë filloi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një fitore spektakulare!

Futbollistët e FC Ballkani shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Dua të uroj futbollistët për paraqitjen fantastike si dhe trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës. Uroj gjithashtu drejtuesit e FC Ballkani dhe tifozët “Xhebrailat” e të gjithë qytetarët e Suharekës për këtë sukses dhe për atmosferën madhështore në stadium.

Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian.

Paraqitjet e këtilla e konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit tonë në vitet e fundit.
Urime e ju priftë e mbara!
”, ka uruar Ademi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në Veri, Kosova pranon të tërheqë policinë dhe të mbajë zgjedhje të reja në 4 komunat

Story i radhës

Çfarë u bë shkak? Avokatët e Angelina Jolie sulmojnë Brad Pitt

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë