Agim Ademi: Futbolli në Shqipëri dhe Kosovë është i lirë nga politika, është autonom

May 24, 2022
min lexim

Në një bisedë në prag të finales së madhe të Tiranës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi ka folur për domethënien e kësaj “dhurate” që UEFA ia ka bërë shqipërisë, për punën e homologut të tij shqiptarë, z. Armando Duka si dhe për pritshmeritë e kosovarëve që në një të ardhme të afërt të jenë nikoqir të ndonjë eventi të ngjashëm nën ombrellën e UEFA-së. z. Ademi flet me respekt të shtuar për z. Duka i cili sipas z. Ademi është një figurë e respektuar Brenda UEFA-së si institucion, kjo pasi që është edhe anëtarë KE të saj.

“Futbolli shqiptarë dhe ne në përgjithësi jemi me fat që Brenda mjediseve të futbollit tonë, madje në një pozitë kaq të rëndësishme e kemi dikë si Armando Duka, një figurë e respektuar nëpër qendrat vendimmarrëse të futbollit. Nuk duhet harruar se z. Duka është shqiptari i parë dhe I vetëm në organin më të lartë të futbollit në UEFA, pra në Komitet Ekzekutiv ku gëzon një respekt të veçantë.

Nuk ka qenë aspak e lehtë që në një shtet të vogël si Shqipëria të sillet një event kaq i rëndësishëm, por, nuk është kurrë tepër ta përsërisim dhe ta lartësojmë punën e z. Duka në gjithë këtë proces, ku do të përfitojë jo vetëm futbolli shqiptarë, pore dhe Shqipëria në përgjithësi, pasi që përveç të mirat materiale që do ti sjellin tifozët si me akomodim, ashtu edhe me shpenzime tjera, besoj jeni duke e parë se çfarë reklame i është bërë kryeqytetit shqiptarë këto ditë, të gjitha mediat më prestigjioze sot flasin për Tiranën si nikoqire, pra po i bëhet shtetit një PR, një reklam të cilën nëse nuk do të ishte futbolli, me siguri se për ta pasur këtë efekt, do të duhej të shpenzonte shumë para, e kësaj radhë e ka falas”, tha Ademi.

“Kosova veç ka qenë nikoqire e disa aktiviteteve, eventeve të rangut më të ulët këto kohë, siç ka qenë kompeticioni me gjeneratat U17, pra nuk është se ndjehemi të përjashtuar absolutisht, por ne kemi problem me infrastrukturën e stadiumeve, e kemi në proces një stadium nacional i cili është rrugës për të filluar por nuk dihet saktë ende se edhe sa kohë do të marrë, po flasim për një stadium prej 35.000 ulëseve, kredibil për ngjarje të rëndësishme nga këto që organizojnë UEFA dhe FIFA, e që sapo ta kemi gati stadiumin, sigurisht se do të kemi mundësinë që para publikut shqiptarë të përforcojmë klubet më të mëdha, ngjashëm si kjo që do të ndodhë nesër në Tiranë, e le ta shijojmë.

Pastaj ne nuk duhet harruar se shqiptarët e sidomos shqiptarët që vijnë nga Kosova e kanë në gjak futbollin, janë gjeneratore të talentëve, le të shikojmë në Zvicër, shihni atje nuk ka klub as të femrave e as të meshkujve në të cilin nuk janë të paktën 2-3 shqiptarë/e, e të cilët janë më të mirët e grupit, çka do të thotë se janë premtues. E në kuadër të kësaj, ajo çka unë po dua të arrij këto vite është që kushtet që i kanë shqiptarët në Zvicër e Gjermani e gjithandej, le tua krijojmë edhe në Kosovë, le të kemi vullnet për punë e pastaj frutat le ti vjelim me kohë”, tha më tej.

A ka qenë në ndonjë moment në rrezik finalja e Tiranës, në kohën kur politika po tentonte të fuste duart në FSHF, ka pasur paralajmërime se mund ta humbasim finale, a ka qenë e mundur të ndodhë diçka e tillë?

“Sigurisht se po, madje nuk do të flisja për politikën në përgjithësi, por disa element të politikës kur tentuan të përzihen në futboll, ju e patë se nuk iu desht shumë UEFA-së që të reagoj, e patë z. Ceferin kur zbarkoi në Tiranë, dhe kjo nuk ka të bëjë më individët, por me futbollin.

Janë ligje strikte me të cilat UEFA e mbanë larg politikën prej futbollit dhe ja pra sot kemi fatin që siç folëm më lart, prej futbollit e kemi një “dhuratë” për Shqipërinë, një reklamë falas për vendin tonë. Unë mund të them se futbolli në Shqipëri dhe Kosovë është i lirë nga politika, është autonom dhe me të merren vetëm njerëzit që janë kompetent, nuk futboll nuk tolerohen njerëzit e “fuqishëm” në futboll të fuqishëm të bëjnë veprat që ke bërë në të kaluarën për komunitetin e futbollit, por edhe planet e projektet që ke për të ardhmen”, përfundon Ademi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lija e majmunëve/Cana: Nuk ka nevojë për panik

Story i radhës

​KE përsërit thirrjen për Kroacinë, Bullgarinë e Rumaninë që t’i bashkohen Shengenit

Të fundit nga

ShkoLartë