Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Aggeler, ka vlerësuar përparimin e ndjeshëm në ndërtimin e Korridorit 8, duke theksuar se punimet po zhvillohen me një intensitet të shtuar gjatë muajve të fundit dhe me mbështetje të qartë nga qeveria aktuale.
“E përgëzoj punën e Josh-it dhe ekipit të tij nga Bechtel-Enka, si dhe qeverinë për mbështetjen e saj, sepse sinqerisht, shumë nga kjo punë është realizuar vetëm në muajt e fundit,” deklaroi Aggeler.
Ajo theksoi rëndësinë strategjike të projektit jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe tregtisë brenda vendit dhe në rajon, por edhe për faktin se Korridori 8 përfaqëson një rrugë të rëndësishme për NATO-n.
Video Player
00:00
00:00