Aggeler në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve në Shkup: Demokracitë më të forta bëhen duke qenë të bashkuar

July 2, 2024
1 minut lexim

Ambasadorja amerikane në RMV Angela Aggeler, gjatë ceremonisë së përvjetori të pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt në Shkup foli për demokracinë dhe zgjedhjet që mbahen në mbi 90 vende këtë vit.

Ajo tha se demokracitë më të forta bëhen duke qenë të bashkuar, ndërsa shtoi se SHBA-ja është më e forta pasi ka miq dhe aleatë si Maqedonia e Veriut.

“Në përgjithësi zgjedhjet bazohen në dallime të mendimeve, prioriteteve dhe qëllimeve individual. Ato mund të jenë të vështira, por kur mbarojnë është e domosdoshme që t’i kthehemi asaj që ka thënë presidenti ynë Abraham Linkoln ‘engjëjt më të mirë të natyrës tonë’. Të bashkohemi sërish si popull dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve. Kjo vlen këtu siç do të vlejë në SHBA në nëntor. Prandaj ju përgëzoj juve dhe qeverinë tuaj që e bënë këtë.

Rreth nesh shohim një botë që ndryshon. Më shumë votues se ndonjëherë kanë të drejtë vote në vitin 2024 në mbi 90 shtete dhe në BE, edhe në kohë luftërash. Tani mua më kujtohet se demokracitë më të forta nuk e arrijnë suksesin të vetme. Kur jemi të bashkuar jemi më të fortë. SHBA-të janë më të forta dhe më fisnike, pasi kemi aleatë, miq dhe partnerë si Maqedonia e Veriut. Zoti e bekoftë SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Aggeler.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtor të ri edhe në “Pyjet Nacionale” – propozoi Qeveria

Story i radhës

“Doktoresha po më sjell vërdallë, kafen ia dhashë”, komenti i mjekes së Onkologjikut për përgjimet: Më solli një vazo me lule

Të fundit nga

ShkoLartë