Aggeler: Maqedonia duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit

min lexim

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler edhe një herë ka folur për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut duke thënë se kjo luftë duhet të jetë prioritet i zyrtarëve në këtë vend.

Marketing

Ajo mbrëmë në shënimin e 20 vjetorit të Komisionit Shtetëror Antikorrupsion tha se luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjë prioritet numër një të ambasadës amerikane, por edhe se luftën duhet ta udhëheqin qytetarët e këtij vendi dhe SHBA-të do të jenë aty për t’i mbështetur

Ajo shtoi se të rinjtë këtu kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë ose në atë që ju njihni.

“Korrupsioni në çdo formë – nepotizmi, ndikimi i panevojshëm politik, favorizimi në punësim apo nënshkrimi i kontratave, etj, po e pengon këtë vend nga suksesi ekonomik, social, arsimor dhe strukturor që e dimë se mund dhe duhet të vazhdojë të arrijë”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut është partner strategjik dhe aleate e SHBA-ve si anëtar më i ri i NATO-s. “Si çdo miqësi, edhe kjo është shumështresore. Miqësia nuk është vetëm të pajtoheni dhe të thoni gjëra që shoku juaj dëshiron të dëgjojë. Miqësia do të thotë këshilla, do të thotë udhëzim dhe do të thotë ndershmëri, kur është e nevojshme”, theksoi diplomatja amerikane.

Marketing

Story i mëparshëm

​Ekonomia ruse edhe zyrtarisht në recesion

Story i radhës

Qeveria do t’i edukojë qytetarët se si të kursejnë rrymë

Të fundit nga