Aggeler: Ambasada e SHBA dhe unë do të qëndrojmë krah për krah me banorët e Maqedonisë së Veriut

min lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Price Aggeler.

“Fakti që ky nuk është qëndrimi juaj i parë diplomatik në Shkup dhe se jeni njohës i shkëlqyer i situatës në vendin tonë, paraqet një supozim domethënës për pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i konsiderojmë mik të madh, partner të rëndësishëm ekonomik dhe përkrahës të sinqertë. në momentet më të vështira që nga pavarësia jonë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Pendarovski.
Ambasadorja e re amerikane tha se është nder për të që përfaqëson presidentin dhe popullin amerikan si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në periudhën që kur isha për herë të fundit këtu, Maqedonia e Veriut u përball me sfida të mëdha dhe mori vendime të vështira, vendime që e çuan vendin përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ky vend ndryshoi emrin e tij për t’u bërë anëtari i 30-të i Aleancës së NATO-s – aleati ynë më i ri. Ajo hapi negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian, duke forcuar pozicionin e saj si lider në ndërtimin e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Kryesimi juaj i ardhshëm me OSBE-në në vitin 2023 tregon rolin kyç që vendi luan për të ardhmen e Evropës”, tha ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV.

Story i mëparshëm

​Princesha norvegjeze largohet nga detyrat mbretërore

Story i radhës

Me pastërtinë e ndërgjegjes krijojmë pasqyrën morale

Të fundit nga