2
Shkup, 4 tetor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetësi më i madh i Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, e cila mori pjesë në stërvitjen demonstruese në poligonin ushtarak Krivollak. Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, tha se Maqedonia vazhdon të investojë në kapacitetet mbrojtëse në përputhje me standardet e NATO-së.
“Në vitin që vijon ka me të vërtetë më shumë qëllime që duhet të përmbushen dhe sfida që janë para nesh edhe për Ministrinë e Mbrojtjes edhe për Shtabin gjeneral ashtu siç është e njohur tashmë, kështu që siç u tha edhe paraprakisht, ju te SHBA-të e keni mbështetësin dhe partnerin më të madh në përmbushjen e qëllimeve të tilla”, tha Ageler.
“Dëshiroj të theksoj se si vend anëtar i NATO-së duhet vazhdimisht të investojmë në pajisjen më të re bashkëkohore dhe të jetë kompatibile me vendet tjera aleate. Por ajo që është më e rëndësishme, kjo Qeveri e udhëhequr nga kryeministri do të vazhdojë të investojë në kapacitetet mbrojtëse, në resurset njerëzore, në pajisjet bashkëkohore gjë që para së gjithash do të thotë Armatë mirë e përgatitur”, tha Misjallovski, transmeton TV21.
BURIMI: zhurnal.mk