Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler tha se nuk ka për qëllim që t’i komentojë ndodhitë me Artan Grubin, megjithatë porositi se është e rëndësishme që njerëzit të përgjigjen për veprat e kryera, transmeton TV21.
Në lidhje me procedurën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen në Kuvend, po ashtu theksoi se duhet të kihet përgjegjësi dhe se procesi duhet të jetë transparent.
“Me të vërtetë nuk ka koment në lidhje me atë që po ndodh me Artan Grubin. Nuk e di se ku gjendet. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të përgjigjen për veprat e tyre dhe shpresoj se edhe ai do të jetë një prej tyre”, tha Ageler.
Burimi: alfax.mk