afrin toverlani jep doreheqje tregon arsyen 692621f620d90

Afrin Tovërlani jep dorëheqje, tregon arsyen

November 25, 2025
1 minut lexim

Afrin Tovërlani jep dorëheqje nga pozita e selektorit të Kosovës U-21 në futboll.

Sic dihet, Tovërlani sot është emëruar kryetrajner i ri i klubit më të madh në vend, Prishtinës.

Tovërlani do të drejtojë Prishtinë e cila është lider në Kampionatin e Kosovës.

“Deri sot kam pasur nderin të jem trajner i Kombëtares U21 të Kosovës, ndërsa nga sot do të vazhdoj rrugëtimin tim si trajner i FC Prishtina.

Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës, në krye me Agim Ademin, për mirëkuptimin dhe mbështetjen që t’i bashkohem FC Prishtinës dhe të largohem në mënyrën më korrekte nga U21.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, stafin mjekësor, futbollistët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Ka qenë privilegj të punoj me njerëz të përkushtuar dhe profesionistë.

Vendimi im bazohet në dy arsye kryesore:

1. Kontrata ime me U21 skadonte në fund të dhjetorit.

2. Dëshira ime për të qenë më pranë profesionit tim të përditshëm. 

Ekipin e lë në një gjendje shumë të mirë, me gjasa të mëdha për kualifikim në Evropianin 2027 dhe jam krenar për punën që kemi bërë së bashku. Të gjithë ata që kanë qenë pranë meje e dinë se gjithmonë kam punuar me nder, korrektësi dhe përkushtim.

Kurdo që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë të nevojshëm kontributin tim, unë do të jem i gatshëm”, ka njoftuar Afrim Tovërlani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

politikanet sillen si burra akademiku artan fuga flet per grate ne politike ne nje pushtet maskilist ato ndjekin dy rregulla 6926219a4604d
Lajmi i mëparshëm

“Politikanet sillen si burra”/ Akademiku Artan Fuga flet për gratë në politikë: Në një pushtet maskilist, ato ndjekin dy rregulla

qorrolli akuzon ldk ne po perdor buxhetin si metamorfoze per te arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit 6926220116902
Lajmi i radhës

Qorrolli akuzon LDK-në: Po përdor buxhetin si metamorfozë për të arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë