Afrimi mes Turqisë dhe Rusisë shqetëson BE-në

December 11, 2022
min lexim

Ndërsa BE-ja me sanksione kufizon tregtinë me Rusinë, Ankaraja po intensifikon marrëdhëniet me Moskën. Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë më të mira se kurrë. Në Bruksel, zhvillimet e tilla po shihen me shqetësim.

Bashkimi Evropian po i kërkon Turqisë të ndryshojë politikën e saj tregtare me Rusinë dhe po kërkon të zbatojë sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë. Thellimi i marrëdhënieve ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë jep “arsye për shqetësim të madh”, sipas një letre të shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell drejtuar Parlamentit të BE-së, nga e cila citojnë gazetat e grupit mediatik Funke. Politika e vazhdueshme e Turqisë “për të mos u bashkuar me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë” është gjithashtu shqetësuese. Pra kjo është ajo që  do ta prisnim, nga një kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas raportit, Borrell vuri në dukje se BE-ja dhe Turqia do të formojnë një bashkim doganor dhe kështu do të lejojnë lëvizjen e lirë të mallrave, i cili gjithashtu përfshin mallra me përdorim të dyfishtë – pra mallra që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake. Është e rëndësishme që Turqia të mos i ofrojë Rusisë asnjë qasje në këtë drejtim, paralajmëroi Borrell.

Në BE dhe SHBA, ka muaj që qarkullon dyshimi se Turqia nuk e merr seriozisht regjimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Turqia ka zgjeruar masivisht eksportet e saj në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe gjithashtu po blen gjithnjë e më shumë naftë ruse.

 Në gusht, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë. Me sa duket, kompanitë perëndimore po përdorin gjithashtu Turqinë si një shteg për të shitur produktet e tyre në Rusi, sipas gazetave Funke. Prandaj, qeveria amerikane e ka kërcënuar tashmë Turqinë me sanksione dytësore.

Erdogan dëshiron të bisedoi me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë të dielë. Qëllimi është të “forcohet” korridori për anijet e ngarkesave në Detin e Zi, i krijuar me marrëveshjen e grurit, njoftoi Erdogan. Të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të eksportuar grurë ukrainas nëpërmjet një korridori në Detin e Zi. Marrëveshja i dha fund një bllokade disamujore mbi eksportet e drithërave të Ukrainës, si rezultat i luftës së agresionit të Rusisë. Anijet në rrugë drejt ose nga portet e Ukrainës kontrollohen në një qendër të përbashkët në Stamboll nga ekipe të përbëra nga përfaqësues ukrainas, rusë, turq dhe të OKB-së./ Burimi: ntv.de, ino/dpa, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Argjentinasit i zë frika

Story i radhës

Kërkohet personi që u hodh në lumin Vardar gjatë mëngjesit të sotëm

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë