Afrim Muçiqi i drejtohet Josës: Urime trajneri me i mirë shqiptar, me ke bind… 

May 31, 2022
1 minut lexim

Afrim Muçiqi e njeh si paranë e kuqe trajnerin më të suksesshëm shqiptar, Mirel Josën.

Josa sonte me Vllazninë e Shkodrës fituan trofeun e çmueshëm, Kupën e Shqipërisë dhe siguruan biletën për në garat evropiane.  

Muçiqi një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me Josën, në kohën kur ishte nënkryetar i klubit më të trofeshëm në vendin tonë, Prishtina.

Josa për disa ka drejtuar me sukses FC Prishtinën. 

Ai e uron Josën dhe thotë se është trajneri më i mirë shqiptar.

“Urime trajneri me i mirë shqiptar për mu, me ke bind edhe gjatë kohë sa kemi punuar se bashku që jeni trajner me kulturë të lartë sportive, këtë e dëshmove edhe sonte në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Të uroj sukses dhe fat në garat e Evropës”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Vllaznia e mposhti me rezultat 2:1 Laçin, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Video/ “Vetëm n’g*jë”, çfarë “shërbimesh” ofrojnë qendrat e masazheve?

Story i radhës

Allegri: Kampionët nuk i qahen menaxherit në telefon

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë