Afrim Gashi takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

Sonte kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në vendin tonë. Bashkë me të në këtë takim ishin edhe deputetja, njëherazi nënkryetare e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, si dhe deputeti, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Hysni Ismaili.
Në këtë takim me Presidenten Osmani është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është konstatuar se dy vendet tona kultivojnë relacione solide në frymë të së ardhmes së përbashkët euroatlantike. Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e gjithmbarshme rajonale, me ç’rast kryetari Gashi, që është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka theksuar se ne edhe si shtet, por edhe si shqiptarë në RMV, kemi dëshmuar se jemi mbështetës dhe aleatë të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani, nga ana e saj, e ka përgëzuar delegacionin e Alternativës për angazhimin e saj politik dhe ka shprehur inkurajimin e saj  për vazhdimin e këtij kursi miqësor e vëllazëror.

Story i mëparshëm

Konfirmohet rikthimi i Amber Heard në filmin “Aquaman” pas gjyqit famëkeq me Johnny Depp

Story i radhës

Stërvitje në Çeki/ Trupat ushtarake ukrainase përfundojnë trajnimin intensiv

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez