Afrim Gashi takohet me ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri

min lexim

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja e Alternativës, znj. Safije Sadiki – Shaini, kanë realizuar takim me ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri.

Në këtë takim u bisedua për propozimin e fundit të Alternativës që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet me nen të veçantë, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen asnjëherë.

Idenë për propozim-amendamentin e Alternativës sot e shpalosa edhe me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shkup, Sh.T. z. Andrea Silvestri.

Bashkë me nënkryetaren e Alternativës, znj. Safije Sadiki – Shaini, sot qëndruam në Ambasadën e Italisë në Shkup, ku na priti Ambasadori Italian, z. Silvestri, ndërsa kjo ishte një mundësi që me të të bisedojmë për aktualitetin politik, duke e veçuar mundësinë e hapjes së kushtetutës dhe propozimin e Alternativës që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet me nen të veçantë, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen asnjëherë.

Ambasadori Silvestri e mirëpriti idenë tonë dhe na uroi sukses, duke potencuar se lufta kundër korrupsionit politik është kryefjala e vlerave të Bashkimit Europian.

Me këtë rast theksova se Maqedonia e Veriut, si vend që është në prag të hapjes së negociatave për aderim në BE, me këtë ndryshim kushtetues do të dëshmonte jo vetëm gatishmëri për të qenë anëtare e përkushtuar e BE-së, por edhe një shtet që seriozisht dhe rrënjësisht i ka shpallur luftë këtij vesi shoqëror.

Story i mëparshëm

Vuçiqi, sikur do të ishte i fundit apo një ndër apostujt më famëkeq të mitit serb

Story i radhës

​Rusia urdhëroi tërheqjen e trupave nga Kherson

Të fundit nga