Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Intervistën e fundvitit për emisionin ZOOM në TVM2 midis tjerash ka folur edhe për cështjen e Ndryshimeve të Kodit Penal që u bënë nga qeveria në ikje.
Gashi sqaroi se edhe pse ata si parti politike kërkonin që të mos vjetrohen lëndët që kanë të bëjnë me vepra penale, u veprua pikërisht e kundërta.
“E kam fjalën te miratimi i ndryshimeve të Kodit Penal. Që u kalua vitin e kaluar. Dhe ne tash po e shohim se në Raportin e Progresit ajo është cështja e parë që kërkohet dhe rekomandohet prej neve. Në atë kohë, kur unë isha kryetar i Alternativës, edhe pse pjesë e pushtetit në vitin 2022 kërkonim që të mos vjetërohen asnjëherë, me amandament kushtetues ta vendosim që të mos vjetrohen lëndët veprat penale për personat që ushtrojnë funksione publike. U bë e kundërta. U zvogëluan”, deklaroi Gashi.
Burimi: alfax.mk