Afrim Gashi: E rëndësishme për ne është përgjigja që do të marrim, jo vetëm dërgimi i letrës në KE!

min lexim

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, deklaroi se intenca e kësaj partie është që raste e montuara të zgjidhen, andaj edhe në marrëveshjen për hyrje në Qeveri si pikë e kanë vendosur dërgimin e një letre deri tek Komisioni Evropian për këto raste të montuara.

“Ne letrën mund ta dërgojmë sot. Edhe ajo ka qenë pjesë e Marrëveshjes. Unë ju them me përgjegjësi se sot mund ta dërgojmë. E kemi biseduar dhe diskutuar me kryeministrin. Çështja është se cili do të jetë feebeku. A duhet vetëm të krekosemi se e kemi dërguar letrën apo me realizimin e premtimit dhe përgjigjen. Gjitha kontaktet i kam vendosur në atë se si të zgjidhet kjo çështje. Ne kemi vendosur që të jemi konzisten që të jemi në këtë vijë. Opinionin mund të gjykojë si të dojë”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Ai shtoi se për ata nuk është pak e rëndësishme se kur do të dërgohet kjo letër dhe cila do të jetë përgjigja.

“Është shumë më mirë të përgatitet tereni që kur të dërgohet letra përgjigja të jetë më e shpejtë. Është çështje përgjegjësie, ne po veprojmë me përgjegjësi, kjo është bindja jonë dhe kështu do të veprojmë deri në fund”, shtoi më tej Gashi.

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve për jetë më të mirë

Story i radhës

Kovaçevski: Arritëm rritje historike të pagës minimale dhe pensioneve në 100 ditët e para

Të fundit nga