Afrikë e Jugut, rritet në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës së karburantit

December 26, 2022
1 minut lexim

Si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në Johannesburg të Afrikës së Jugut të shtunën numri i të vdekurve është rritur në 15, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Joe Phaahla, në deklaratën e tij tha se 5 persona të tjerë të lënduar në aksident humbën jetën dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 15.

Phaahla tha se tre nga të vdekurit ishin punonjës të një spitali aty pranë, i cili u dëmtua nga shpërthimi.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Autostradave, Simon Zwane, deklaroi se shpërthimi është ndjerë në një distancë prej 5 kilometrash.

Cisterna e karburantit shpërtheu në flakë pasi kishte ngecur nën urë në lagjen Boksburg të Johanesburgut.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

Story i radhës

Türkiye, qendër diplomatike në vitin 2022 me ndërmjetësime dhe ngjarje ndërkombëtare

Të fundit nga

Asfaltohet rruga “Nexhat Agolli” në Çair

10 Shkup, 31 maj – Sot, me asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” 🛣️ përmbyllëm me sukses një projekt të rëndësishëm për këtë lagje – ndërrimin e rrjetit të kanalizimit dhe vendosjen e
sqmken
ShkoLartë