Afganistan, 19 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti në tunel

December 18, 2022
1 minut lexim

Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në Tunelin Salang, e vetmja portë që lidh provincat veriore të Afganistanit me kryeqytetin Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i provincës Pervan, Said Himatullah Shamim, tha se 19 persona humbën jetën dhe 32 u plagosën si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në tunelin Salang mbrëmë.

Shamim tha se në mesin e viktimave të incidentit kishte gra dhe fëmijë dhe se ka njerëz të bllokuar në tunel. Ai shtoi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Mevlevi Hamidullah Misbah, zëdhënës i Ministrisë së Punëve Publike të qeverisë së përkohshme talebane, tha se shumë automjete u dogjën, por zjarri është vënë nën kontroll.

Dëshmitarët okularë njoftuan se tuneli është mbyllur për kalime dhe qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të lënduarit janë dërguar në spital.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e përmbysjes së cisternës.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Të ndërpritet emërtimi Dimovskit si ambasador, Franca të refuzojë nëse propozohet

Story i radhës

Strakosha kërkon të largohet nga Brentfordi

Të fundit nga

ShkoLartë