Afera e inceneratorëve, Tabaku: Skemë piramidale që rrezikoi financat e shtetit

February 20, 2022
1 minut lexim

Skemë piramidale që rrezikoi financat e shtetit, e ka cilësuar Jorida Tabaku aferën e inceneratorëve. Në një konferencë për shtyp në selinë blu, kryetarja e Komisionit Hetimor tha se kjo skemë piramidale është marrë në mbrojtje politike.

Tabaku theksoi se janë krijuar kompani nguackë dhe kanë paguar veten duke krijuar kështu një monopol.

“Kanë paguar veten. Kjo është një skemë piramidale për të mbuluar ku shkojnë paratë. Kjo skemë piramidale pastrimi parash është duke marrë mbrojtje politike.

Çfarë kemi prodhuar me dëshmitarë në grupin e administratorëve. Ky grup prej 10 personash kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani njëra pas tjetrës dhe kanë marrë përsipër që të marrin këtë koncesion 430 milion euro. Çfarë i ka penguar që të konkurronin me emrat e vërtetë të kompanisë. Kjo tregon që është krijuar një monopol.

Kush ishte ministri i Ekonomisë, çfarë bëri sekretari i  përgjithshëm që kishim një monopol 430 milion euro”, tha ajo.

Lexo edhe: Inceneratorët, Basha: Vjedhja e shekullit nuk bëhet pa e ditur Rama, askush s’ka ngjyer gishtin pas shpinës së tij

Tabaku theksoi më tej se Edi Rama ka frikë të firmosë vendimet, por duhet të majë përgjegjësi morale. Përgjegjës kryesor sipas demokrates në këtë aferë është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Ertion Veliaj.

“A e dini që Edi Rama ka frikë ti firmos vendimet i firmos gjithmonë zv.kryeministri. Por dhe nëse s’ka përgjegjësi ligjore, a mban ai përgjegjësi morale. Ka dalë në mbrojtje publike të këtyre kriminelëve në kërkim. Mban përgjegjësi Erion Veliaj për këtë”, tha Tabaku. g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veliaj ftesë demokratëve nga Rrogozhina: Lëreni Saliun dhe Lulin, se ata duan vetëm sherr

Story i radhës

Bujar Osmani: Ballkani Perëndimor nuk është vrimë, por zemra e Evropës

Të fundit nga

ShkoLartë