Mirel Mërtiri, i njohur mediatikisht si pronari i inceneratorëve, foli ekskluzivisht në Çim Peka LIVE për atë që njihet si afera e shekullit.
Që në fillim të emisionit, moderatori Çim Peka e pyeti nëse është ai pronari i inceneratorëve.
‘Unë dua t’ju bëj një pyetje: si është e mundur që në legjislacionin shqiptar, fjala pronar de facto nuk ekziston?
A mund të më përcaktoni ju se çfarë do të thotë pronar de facto? Që të jesh pronar de facto, duhet të ketë edhe një përshkrim ligjor.
Fjala pronar është e mirëcaktuar në legjislacion. Unë sot dhe familja ime, dhe gjithë rrethi im shoqëror, akuzohet për akte dhe veprime të pakryera ndonjëherë nga ne.