​Afër 40 % e nxënësve në Mitrovicë ende nuk kanë tekste shkollore

Në Komunën e Mitrovicës sipas të dhënave të mbledhura, 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.

Kështu ka shkruar në Facebook, drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu.

Sipas saj, të dhënat e mbledhura nga shkollat, ( përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.

“Mësimdhënës mos i dënoni nxënësit (me qëndruar në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar ajo. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaka publikon dy foto të periudhave të ndryshme

Story i radhës

Analisti kroat Akrap: Serbia me ndihmën e Rusisë është eksportuesi kryesor i krizës në Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga