Afër 300 mijë euro gjoba për autobusë që nuk lëshojnë kuponë fiskal

1 minut lexim

Mijëra qytetarë udhëtojnë nëpër Kosovë me autobusë. Kompanitë që ofrojnë këto shërbime obligohen me ligj të lëshojnë kupon fiskal për çdo biletë të paguar.

Por rastet e shmangies ndaj tatimit, nuk janë të rralla.

Edhe qytetarë tjerë, kanë pasur të njëjtën përvojë.

Por ka edhe të tilla kompani të transportit që rregullisht lëshojnë kuponë për udhëtarë.

Për këto shmangie janë të informuar edhe në Administratën Tatimore të cilët thonë prej vitesh po merren me aktivitete e fushata për të përmirësuar këtë gjendje.

Sivjet për arsye të shmangies së tatimit, vlera e gjobave ndaj kompanive të autobusëve ka shkuar deri në 275 mijë euro.

Gjobat që iu shqiptohen kompanive të autobusëve fillojnë nga 150 euro e më pas varësisht shkeljes rritet edhe vlera monetare e gjobës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhjet vendore, Leskaj: Këto janë problematikat mbi të cilat duhet të reflektojë Partia Demokratike

Story i radhës

Franca do të ndihmojë Malin e Zi kundër sulmeve kibernetike

Të fundit nga