afer 1 milion refugjate ukrainas vetem ne poloni 622485484111e

Afër 1 milion refugjatë ukrainas vetëm në Poloni

March 6, 2022
1 minut lexim

Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Polini që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, 39,800 hynë ukrainas në Poloni.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera.

Derisa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se në dhjetë ditët e fundit – që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt – më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje.

Sipas OKB-së, kjo është kriza më në rritej e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

numri i fundit i lindjes zbulon shume per ju 100 saktesisht 6224854588e42
Story i mëparshëm

Numri i fundit i lindjes zbulon shumë për ju: 100% saktësisht!

tete motivet e mundshme prapa sjelljes se rrezikshme te vladimir putinit 62248583814f3
Story i radhës

Tetë motivet e mundshme prapa sjelljes së rrezikshme të Vladimir PutinIt

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë