Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Polini që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, 39,800 hynë ukrainas në Poloni.
Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera.
Derisa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se në dhjetë ditët e fundit – që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt – më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje.
Sipas OKB-së, kjo është kriza më në rritej e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.