Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh, presidentja e vendit ka të drejtë të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, thotë juristi Blerim Burjani.
Jursiti thekson se Presidentja tashmë e ka thirrur seancën konstituive më 15 prill, dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit kërkon që seanca të përfundojë brenda 48 orëve.
Ai kritikon edhe debatet televizive, në të cilat thotë se po bëhen interpretime të pasakta mbi Kushtetutën dhe rolin e presidentes, ndaj është e rëndësishme të sqarohet qartë procesi kushtetues që përcakton themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
“Afati kushtetues: Kuvendi duhet të themelohet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve, nëse jo, nëse partitë nuk dëshirojnë ta bëjnë, presidentja shpall zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në debate në TV gabimisht po interpretojnë Kushtetutën dhe aktet tjera ligjore, dhe rolin e presidentes. Sqarim: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, presidentja e ka thirrur Kuvendin më 15 prill, Rregullorja e Punës së Kuvendit e thotë qartë se brenda 48 orëve seanca parlamentare duhet të përfundojë. Nëse kjo nuk ndodh, presidentja i thërret partitë politike për të gjetur zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 40 ditëve shteti shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë juristi Burjani për “Bota sot”.
Burimi: botasot.info