Afaristi shqiptar nga Brukseli: Këtu në diasporë jemi krenarë me Bujar Osmanin

Vizitën e punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot e ka kurorëzuar me pritjen e organizuar nga vet ai me rastin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm kanë qenë diaspora jonë, kori diplomatik në Bruksel dhe tre Përfaqësitë tona diplomatiko konsullore në Bruksel.

Përshtypjet nga ngjarja dhe takimin e organizuar për portalin OPEN- TV e ka komentuar afaristi i njohur në Bruksel, Ismet Ajeti, me prejardhje nga Kumanova.

“Me Bujar Osmanin pata rastin të flasim për gjithçka. Këtu në diasporë jemi krenar me Bujar Osmanin, sepse është politikani numër “1”. Se është një personalitet i lartë u pa edhe sot në koktejin e organizuar nga Ambasada e RMV-së në Bruksel. Më besoni se nuk ka pasur ambasador i NATO-s që sot nuk iu ka ngritur në këmbë. Ai gëzon mbështetje të madhe tek ndërkombëtarët. Me këtë rast dua ta falënderoj ambasadorin e MV-së, Metodija Balevski për ftesën”, deklaroi biznesmeni Ismet Ajeti.

Story i mëparshëm

Keni këtë gropë midis hundës dhe buzës së sipërme? Do të çuditeni kur të lexoni çfarë do të thotë kjo

Story i radhës

Larssen: Rusia po destabilizon Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga