Aeroporti i Vlorës, Rama: Gati, sezonin e ardhshëm

November 29, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku inspektuan punën për ndërtimin e aeroportin të Vlorës.

Punimet në kantier po ecin me ritme të shpejta, më synimin që pista të jetë funksionale brenda sezonit veror të vitit të ardhshëm.

“Sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit”, tha Rama.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës shpjegon të gjitha fazat që do të ndjekë deri në muajin Prill kur gjithçka do të jetë gati pasi dhe procesi i certifikimit të aeroportit është duke ecur paralelisht.

“I kemi vendosur punët në vijë. Jemi të sigurt që deri në mes të Prillit do të bëjmë fazën e publikimit, pra që publikojmë aeroportin dhe aeroporti bëhet i njohur nga të gjitha kompanitë ajrore. Shumë nga agjencitë turistike që janë të vendosura edhe në kryeqytet, edhe në zona të tjera, kanë filluar që të pronotojnë charterat e tyre për t’u ulur në Vlorë”.

Gjatësia e pistës do të jetë 3.2 km, ndërsa terminali pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mije metra katrorë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Abdixhiku postin e kryeministrit”, cilat janë kushtet e LDK-së për koalicion?

Story i radhës

Granada bëhet gati t’i plotësojë dëshirat për rrogën

Të fundit nga

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë