aeroporti i ohrit ka regjistruar 20 per qind me shume udhetare se ne vitin e kaluar 6804ce2310c94

Aeroporti i Ohrit ka regjistruar 20 për qind më shumë udhëtarë se në vitin e kaluar

April 20, 2025
1 minut lexim

Ohër, 20 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se konstatimi pozitiv nga vizita është se ka rritje të pasagjerëve në këtë pikë kufitare, si dhe në të gjitha pikat kufitare brenda Qendrës Rajonale – Perëndim.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit kemi një rritje prej rreth 20% të pasagjerëve në pikën kufitare të aeroportit, dhe rreth 30% në pikën kufitare Bllato afër Dibrës. Jemi duke u fokusuar në rritjen e kushteve teknike dhe kapaciteteve njerëzore me të cilat do të mund t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate numrit të shtuar të pasagjerëve që kemi gjatë kësaj periudhe kohore. Është mirë që kemi rritur shkëmbimet turistike dhe dëshirojmë që ky numër të rritet në kontakt, që sa më shumë turistë të shohin bukuritë e Ohrit dhe Maqedonisë”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se MPB-ja dhe Policia rajonale e Ohrit janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme që të gjithë turistët në sezonin e ardhshëm të jenë të sigurt dhe të shijojnë pushimet e tyre, si në kuadër të Policisë së rajonit të Ohrit ashtu edhe në territorin e gjithë vendit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

gashi jam deputet i alternatives ne kuader te koalicionit vlen mbetem besnik ndaj votuesit 6804ce1f1b930
Story i mëparshëm

Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN, mbetem besnik ndaj votuesit

pashket ne korce i riu suprizon te dashuren me propozim per martese 6804d3834838c
Story i radhës

Pashkët në Korçë, i riu suprizon të dashurën me propozim për martesë

Të fundit nga

ShkoLartë