Aeroplanët rusë tentojnë të bombardojnë Ishullin e Gjarprit, dështojnë

1 minut lexim

Dy aeroplanë luftarakë rusë Su-27, kanë tentuar të sulmojnë Ishullin e Gjarprit i njohur nga ukrainasit si Zmiinyi Ostriv, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

“Bombat ranë në det, në afërsi të ishullit”, thuhet ndër tjera në kumtesë – duke mos dhënë detaje tjera.

Goditja e Ishullit të Gjarprit nuk është e lehtë, që forcat ruse e braktisën më 30 qershor pas ofensivës së ushtrisë ukrainase.

Ky ishull gjendet në jug të brigjet të Ukrainës në Detin e Zi, dhe konsiderohet si pikë e rëndësishme strategjike në luftën që shpërtheu gjatë 24 shkurtit.

Ishulli vazhdimisht ka qenë objektiv i sulmeve ajrore që kur u larguan rusët. E së fundmi dy helikopterë KA-52 e sulmuan, por nuk ishte raportuar për të vrarë apo plagosur.

Marina ruse është rigrupuar dhe sipas inteligjencës ukrainase, janë shkrepur tri raketa nga luftanijet dhe dy tjera nga nëndetësja – duke tentuar të godasin caqet e ushtrisë ukrainase. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe shkëlqen me ndershmëri, Vlora Çitaku dhe PDK-ja po ndotin me tradhti

Story i radhës

Karriera më e mirë për personat e shenjës së Luanit, sipas një astrologu

Të fundit nga