​Aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës pa sqarime në gjuhën shqipe

July 16, 2023
min lexim

Qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mungesën e sqarimeve në aeroplanë që udhëtojnë nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës, apo anasjelltas.

Të njëjtit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të merren më këtë çështje, në mënyrë që në çdo aeroplan që udhëton për Kosovë, të ketë sqarim edhe në gjuhën shqipe. Sipas tyre, është paksa e padrejtë për ta, që aeroplanët që aterojnë për Kosovë, të mos kenë udhëzime në gjuhën shqipe.

Shemsi Abidi, i cili udhëton mjaft shpesh me aeroplan nga shtetet e ndryshme për në Kosovë, pohon se ka mungesë të udhëzimeve në gjuhën shqipe.

Derisa thotë se sqarimet duhet të jenë edhe në gjuhen shqipe, Abidi shton se për të moshuarit që udhëtojnë me aeroplan është më problem të kuptojnë udhëzimet.

Abidi: Me qejf kisha pas gjuhë shqipe se gjuhë të tjera

“Për ata që nuk i kuptojnë gjuhët duhet (të ketë sqarime në gjuhën shqipe)…Për ata të moshuarit zakonisht është vështirë, sepse ata përveç shqipes nuk dinë gjuhë të tjera…Zakonisht nuk flasin në aeroplan shqip, veç gjermanisht ose anglisht, tjera nuk ka…Me qejf kisha pas gjuhë shqipe, se gjuhë të tjera…Edhe (sqarimet në letër) nuk janë, kur jam ardh prej Antalya nuk kishte në gjuhë shqipe”, thotë Abidi.

Aldin Gajtani,që studion në Suedi konsideron se është e nevojshme që në çdo aeroplan që ateron për në Kosovë, të ketë udhëzime në gjuhën shqipe.

Gajtani: Udhëtoj shpesh me aeroplan, mirëpo kam vërejtur mungesë të sqarimeve në shqip

“Ne jemi shqiptarë dhe na ka rënë shumë të udhëtojë me aeroplan dhe është e nevojshme me qenë edhe sqarimet në gjuhën shqipe…Më ka rënë shpesh të udhëtojë në Suedi apo vende tjera dhe kam vërejtur se pothuajse askund nuk ka sqarime në gjuhën shqipe”, thotë Gajtani.

Se ka mungesë të udhëzimeve dhe sqarimeve në gjuhën shqipe në aeroplan thotë edhe Demir Haxhaj.

Haxhaj: Është fakt se në gjuhën shqipe nuk ka, kish qenë mirë me pas

“Është fakt se në gjuhën shqipe nuk ka, kish qenë mirë me pasë, por nuk e di se te kush është faji, zakonisht anglisht ose gjermanisht, bile rrallë ka edhe Gjermanisht, disa punëtore nuk e dinë as gjuhën gjermanishten se shqipen hiç se hiç…kish qenë mirë me pas shqip, derisa jemi udhëtar shqiptar”, thotë Haxhaj.

Për këtë KosovaPress dërgoi pyetje edhe tek Autoriteti i Aviacionit Civil, por i njëjti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vodhi 400 mijë lekë të reja, në pranga 31-vjeçari në Sarandë

Story i radhës

Vinicius në krah të Mendit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë