Në Twitter është publikuar videoja e rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në Krime.
Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Su-25, i cili sapo ngritet në ajër, pa kaluar shumë sekonda rrëzohet.
Rob Lee, doktor shkence në departamentin për studime të luftës pranë kolegjit King në Londër dhe njëherit ish-marins, ka publikuar videon e rrëzimit të aeroplanit.
Derisa dy aeroplanë ngritën në ajër nga pista e një baze ajrore ruse në Krime, njëri prej tyre derisa humb kontrollin dhe bie në tokë.
Video of a Russian Su-25 attack aircraft crashing right after take off reportedly in Crimea. The details aren’t fully clear, but I think this is a different incident than the video of the previous crash site. https://t.co/FnJKmVbKJh pic.twitter.com/l41VwQGhVR
— Rob Lee (@RALee85) September 12, 2022
Si rezultat i kësaj vjen deri te një shpërthim i fuqishëm, dhe zjarri që përfshin një zonë të gjelbëruar.
Megjithatë nuk dihen arsyet e rrëzimit të fluturakes ruse apo për fatin e pilotit që ishte brenda.