Pas Olympiacos, që prezantoi brazilianin Marselo, godet në merkato edhe rivali më i njohur i skuadrës nga Pireu, AEK-u i Athinës.
Klubi kryeqytetas ka prezantuar mesfushorin 30-vjeçar Dribril Sidibe, i cili është shpallur edhe kampion bote me Francën në verën e 2018-ës në Rusi.
Mesfushori ka qenë pjesë e Monacos në sezonet e fundit, por këtë verë i përfundoi kontrata me klubin nga principate francize dhe palët nuk arritën dot një marrëveshje për rinovimin e saj.
Djibril Sidibe ka veshur në të shkuarën edhe fanellën e Lille, por edhe një sezon të Evertonit në Premier League, ndërsa me AEK-un e Athinës ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.