Adriana Matoshi publikon mesazhin fyes që mori, pas reagimit të saj për rastin në Pejë

1 minut lexim

Të shumta ishin reagimet në rrjete sociale, nga fytyrat publike lidhur me rastin e ndodhur ditën e djeshme në Pejë.

Një reagim e pati edhe aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.

Ajo e ka dënuar sulmin e ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në një shtëpi të pleqëve.

E pas reagimit të saj, ajo ka pranuar edhe mesazhe me përmbajtje fyese.

Një prej tyre, aktorja e ka ndarë me ndjekësit në ‘InstaStory’, ku tregonte se si një person i drejtohej me fjalë dashakeqëse.

Deputetja e VV-së përndryshe në reagimin e saj të bërë në Facebook, kishte ngritur pikëpyetje për mënyrën se si viktima kishte përfunduar në shtëpinë e të moshuarve.

Image

Postimi i Adriana Matoshit

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

WhatsApp lançon rivalin e Discord dhe Slack

Story i radhës

Sekuestrohen rreth 400 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Të fundit nga