Adrenalinë në poligonin e vjetër në Shkup, u mbajt “tunning show” me pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni

min lexim

Në poligonin e vjetër në Shkup u organizua “Tunning show” me vetura. Grup entuziastësh nga Maqedonia dhe rajoni prezantuan makinat e tyre, fuqinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Të modifikuara dhe të rimodeluara, ato i prezantuan para mijëra vizitorëve për të cilët temperaturat e larta nuk ishin problem.

Një nga përmbajtjet më interesante shtesë të këtij eventi ishte një drift show demonstrues që u zhvillua para kamerës së TV21. Drift është një disiplinë e re automobilistike dhe dallon nga disiplinat e tjera të automobilave pasi kombinon shpejtësinë e makinës, fuqinë e motorit dhe saktësinë e drejtimit. Për më të mirët u dhanë edhe çmime.

“Fituesit fitojnë medaljen që i kemi në kategorinë prej 1 deri 3, secili fitues që e rregullon veturën e ka kategorinë e vet që do të lajmërohet në hyrje të mbledhjes. Çdo qytetarë që e ka veturën që ka ardhur për konkurrimin do të konkurrojnë për shpërblim.  Sa persona afërsisht janë paraqitur që të marrin pjesë? Paraqitja ka qenë 3 mijë deri në 5 mijë, por kemi kaluar rekordin tani momentalisht jemi 7 mijë”, tha Burhan Ali, kryetar i klubit “Çair tunning team”.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​De Riu: Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë

Story i radhës

Verë e thatë në Maqedoni, frikë nga përhapja e zjarreve

Të fundit nga