adoleshentet suedeze fitojne para duke vrare per bandat daneze ka kosto te ulet ti punesojne ata 66e2dc1d2fc94

Adoleshentët suedezë fitojnë para duke vrarë për bandat daneze, ka kosto të ulët t’i punësojnë ata

September 12, 2024
min lexim

Malmo në jug të Suedisë dhe Kopenhaga në Danimarkë janë përballur me dhunë të përshkallëzuar të bandave në vitet e fundit, e cila është intensifikuar gjatë verës deri në pikën ku policia nga të dy vendet tani po operon përtej kufijve.

Kur ecni nëpër Malmo, gjithçka duket të jetë shumë idilike. Por nën sipërfaqe, ka një të vërtetë më pak romantike.

Qyteti suedez dhe Kopenhaga në anën tjetër të ngushticës Öresund, që ndan Danimarkën dhe Suedinë, janë goditur rëndë nga dhuna e bandave gjatë verës.

Policia daneze raporton se tre persona janë vrarë dhe të paktën 25 sulme ose tentativa për sulme janë kryer.

Një çështje veçanërisht shqetësuese, sipas oficerit të policisë në Malmö, Glenn Sjögren, është mosha e atyre që i kryejnë këto krime.

“Ata po angazhojnë vrasës këtu në Suedi për të kryer vrasjet në Danimarkë. Dhe ata janë gjithmonë fëmijë të vegjël”, tha ai për Euroneës përpara se të shpjegonte pse janë kaq të rinj.

“Është më lirë. Dhe nëse kapen, nuk marrin një dënim të gjatë”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, policia suedeze vuri re një rritje të rekrutimit të adoleshentëve nën 18 vjeç për kryerjen e vrasjeve, pasi ata përballen me më pak mbikëqyrje nga zbatimi i ligjit dhe shpesh janë të mbrojtur nga ndjekja penale në krahasim me të rriturit.

Kriminelët shpesh rekrutojnë anëtarë në lagjet e emigrantëve në disavantazh social.

Shifrat zyrtare tregojnë se që nga prilli, ka pasur 25 raste në të cilat të rinjtë suedezë janë punësuar nga danezët për të kryer krime në Danimarkë.

Sulmet përfshinin përdorimin e armëve, bombave dhe madje edhe granata dore.

Dhe sipas Karolina Sköld, e cila drejton një program për të rinjtë në Malmö, fëmijët janë në shënjestër në internet.

“Përshtatja në mediat sociale është një faktor relativisht i madh përse fëmijët po vijnë në këto mjedise”, thotë ajo.

Krimi ndërkufitar midis Danimarkës dhe Suedisë, ka bërë që policia daneze të punojë në Suedi dhe anasjelltas.

Suedia është përballur me dhunën e bandave prej vitesh, ndërsa në Danimarkë, policia ka parë gjithashtu dhunë të lidhur me bandat, por në një shkallë më të vogël. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

anijet turistike dhe varkat e peshkimit te mos dalin ne det ndalohet per tre dite lundrimi ne sarande shkak moti i keq 66e2d50d9127c
Story i mëparshëm

“Anijet turistike dhe varkat e peshkimit të mos dalin në det!”/ Ndalohet për tre ditë lundrimi në Sarandë, shkak moti i keq

qendra e studenteve del me njoftim per pranim ne konvikte dhe ushqim ne mense 66e2dc229a2ea
Story i radhës

Qendra e studentëve del me njoftim për pranim në konvikte dhe ushqim në mense

Të fundit nga

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ОДГОВОРЕН ПРИРЕДУВАЧ НА ИГРИ НА СРЕЌА

Видеолотарија Касинос Австрија продолжува со едукација на играчите за опасностите кои ги предизвикува прекумерното играње игрина среќа. Нашата цел е зголемување на јавната свест за ризиците од прекумерното играње игри на среќа.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë