adnan azizi merova dhe sallareva se shpejti qendra turistike malore te komunes se zhelines 68a9b5917589e

Adnan Azizi: Merova dhe Sallareva, së shpejti qendra turistike malore të Komunës së Zhelinës

August 23, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se Merova dhe Sallareva do të jenë së shpejti destinacione të rëndësishme turistike të Komunës së Zhelinës.

“Si deputet i zonës dhe banor i kësaj ane, e di rëndësinë dhe vuajtjen dekadëshe që banorët e Merovës kanë pasur për furnizimin me ujë të pijshëm, një nevojë elementare që nuk gjente zgjidhje. Por jo më! Sot, bashkë me Blerimin, Izetin dhe Besarin, përpara qindra burrave të Merovës, kumtuam lajmin se ky fshat po bëhet me ujë për pije”, u shpreh Azizi.

Ai theksoi se përveç ujit, shumë shpejt do të fillojnë edhe punimet e rikonstruksionit të rrugës që lidh rrugën regjionale me hyrjen e fshatit Merovë faza e parë, për t’u pasuar më tej drejt Sallarevës dhe bukurive natyrore të asaj zone malore.

“Këto jemi ne. Ne flasim me punë, me projekte e me zhvillim. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve. Blerimi është i duhuri dhe i denji, sepse kjo komunë e do Blerimin, e Blerimi e do këtë komunë”, shkruan Azizi.

Burimi: lajme24.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole scherzinger paralajmeron ribashkimin e pussycat dolls 68a9b18052aed
Lajmi i mëparshëm

Nicole Scherzinger paralajmëron ribashkimin e Pussycat Dolls?

vlen 200 vende te reja pune permes investimeve te gjelbra 68a9baa6122d9
Lajmi i radhës

VLEN: 200 vende të reja pune përmes investimeve të gjelbra

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë