adnan azizi i kunderpergjigjet ali ahmetit 20 vite ne pushtet zajazi i tij pa kanalizim 6801663a58a1f

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

April 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 prill – Sekretari Organizativ i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi i është përgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili gjatë fjalës së tij, në përurimin e një projekti në Likovë, koalicionin VLEN e quajti si vazalë e hyzmeqarë në Qeveri.

“Vasali dhe hyzmeqari i cili, për 20 vite kishte pushtet absolut e vazhdon të ketë pushtet në Komunën e Kërçovës, ende e ka lënë fshatin e vet pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe pa salla sporti. E asnjëherë ska promovuar asnjë projekt serioz në vendbanimet shqiptare, as edhe një investim dhe fabrikë. Ndërsa sot, kur VLEN është në Qeveri, paska filluar të shëtis nëpër inaugurime të projekteve. Por edhe pas 20 viteve, mbetet nëpër kanalizime! Sa keq!”, ka shkruar Azizi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

durmishi me one stop shop ne bllace fund pritjeve te gjata ne kufi me kosoven 68016636aa303
Story i mëparshëm

Durmishi: Me “One Stop Shop” në Bllacë, fund pritjeve të gjata në kufi me Kosovën

manjani meta do rrije te 313 ta idrizi ne pension 68016b96cb15b
Story i radhës

Manjani: Meta do rrijë te 313-ta, Idrizi në pension

Të fundit nga

Edhe një kuadër i BDI-së akuzohet për vjedhje

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. I njejti është kuadër i BDI-së. “I dyshuari
ShkoLartë