Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamzai, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”.
Hetimet janë hapur pas rizhvarrosjes së eshtrave të gjetura vite më parë në fshatin Babje të Librazhdit, të cilat dyshoheshin se i përkisnin pikërisht “Renit të Elbasanit”.
Nga kufoma e zhvarrosur janë marrë kompione ADN-jë për të vërtetuar nëse trupi i gjetur është vërtet i Renato Hamzës apo jo.
Ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili pas vlerësimit të situatës vendosi zhvarrosjen e trupit të gjetur në fshatin Babje të Librazhdit, çka mund t’i japë fund edhe misterit që mbart ngjarja.
Ndërkohë sipas burimeve jozyrtare, bëhet me dije se “Reni i Elbasanit” mund të jetë vrarë nga një grup kriminal që vepronte në zonën e Elbasanit. Arsye e vrasjes bësohet të ketë qenë pasi Reni kishte qenë dëshmitar në një krim të kryer prej tyre.